Covid-19 i ka dhënë një goditje të fortë botës së futbollit. Deloitte Football Money League, në edicionin e 24 të saj, paraqet efektet e pandemisë mbi gjendjen financiare të klubeve me të ardhurat më të larta në botë në sezonin 2019/2020; 1.1 miliardë Euro të ardhura më pak për shkak të kontraktimit të të drejtave televizive dhe të të ardhurave nga shitjet e biletave e marketingu, një impakt negativ që deri në fund të sezonit 2020/21 vlerësohet me mbi 2 miliardë Euro.
Duke analizuar në detaje të dhënat del se 20 klubet kryesore kanë siguruar 8.2 miliardë Euro të ardhura, 12% më pak se në sezonin 2018/2019 ose 1.1 miliardë Euro më pak
Rikthimi në masat e sigurisë të tifozëve në stadium është një ndër prioritetet kryesore në futbollin global duke qenë se të ardhurat nga aktivitetet në ditët e ndeshjeve përfaqësojnë një element thelbësor në modelin e bizneseve të klubeve duke u bërë një burim tjetër të ardhurash. Me fjalë të tjera, dimensioni i impaktit financiar global të pandemisë në industrinë e futbollit do të varet për një pjesë të mirë të kohës edhe nga rikthimi i tifozëve në stadium.
Klubet që plotësojnë Top 10 nuk kanë pësuar ndryshime në pozicionet e tyre me Barcelonën që kryeson për nivel të ardhurash me 715 milionë Euro e ndjekur nga Reali i Madridit me 200 mijë Euro më pak, diferenca më e ulët në historinë e Money League. Bayerni i Mynihut është ngjitur në vendin e tretë me klubin bavarez që ka regjistruar rënien më të vogël të të ardhurave, me 4 % në krahasim me skuadrat e tjera të kësaj dhjetësheje. Në vendin e katërt është Manchester United i ndjekur nga Liverpool.Plotësojnë Top 10, Manchester City, PSG, Chelsea, Tottenham dhe Juventus.
Sfidanti.al