Pezullimi i Kontes, trajneri i Interit dënohet me dy ndeshje në Serinë A!

U acarua jashtë mase dhe doli nga vetvetja, ndaj edhe një ndëshkim shembullor edhe e priste. Antonio Konte e mori dënimin, pasi u pezullua sot për 2 ndeshje në Serinë A nga Komisioni i Disiplinës pas protestave ndaj arbitrit në ndeshjen e barazuar 0-0 ndaj Udinezes. Tekniku zikaltër i shkoi prapa arbitrit Mareska deri në korridoret e stadiumit në Udine, duke e kërcënuar e duke i bërë presion. “Gjithnjë je ti Mareska, – thirri Konte, – përsëri je ti. Edhe kur ka VAR, sërish je ti që del në skenë”. Konte pritet të jetë në ndeshjen e sotme të Kupës së Italisë ndaj Milanit në “San Siro”, por do të mungojë për dy ndeshje në kampionat.

Sfidanti.al