Batuta më e bukur, Gatuzo: Unë e Pirlo si Bad Spenser e Terens Hill!

Është prag superkupe dhe nuk mbarojnë parashikimet, intervistat, lajmet “ekskluzive”, por edhe batutat. Një Juventus-Napoli i pranon të gjitha, veçse vendin e parë për batutën këtë herë e meriton trajneri i napolitanëve, Xhenaro Gatuzo. Ish-ylli i Milanit ka qenë shok skuadre me Andrea Pirlon, teknikun juventin, kanë kaluar shumë kohë bashkë edhe në ekipet kombëtare, dhe Ringio thotë kështu: Unë dhe Andrea jemi si Bad Spenseri me Terens Hillin, ai më tallte pa fund, por edhe ai ka ngrënë kaq shuplaka nga unë sa nuk ia ka dhënë babai”.

Futbolli, gjithsesi, nuk është si kinematografia, pasi të bën edhe armik dhe Bad Spenseri e Terrens Hilli i këtij rasti do të jenë përballë si kundërshtarë. “Shpresoj t’i shkaktoj një hidhërim, edhe pse do të mbetet gjithnjë një mik i madh për mua, – thotë Gatuzo, – kam mësuar shumë nga ai, por edhe ai nga unë. Jemi të njëjtë në stilin tonë, duam ta nisim nga poshtë dhe t’u japim mundësi të gjithëve të jenë protagonistë. Duam të bëjmë gjëra të reja siç janë bërë në skuadrat spanjolle”.

Sfidanti.al