Paris Saint Germain, Neymar rikthehet në stërvitje pas një muaji

Sulmuesi i Paris Saint Germainit, Neymar Jr u kthye në stërvitje pas 1 muaj mungese për shkak të një dëmtimi në kavilje. Futbollisti brazilian doli me barrelë nga fusha e lojës në minutat shtesë në përballjen me Lyonin të zhvilluar në 13 dhjetorin e 2020. Paris Saint Germaini në profilet e tij në rrjetet sociale publikoi foton e Neymar në qendrën stërvitore.

Rikthimi i Neymar është një lajm shumë i mirë për kampionët e Francës. Skuadra pariziene së fundmi është përballue me një sërë dëmtimesh dhe pas 19 ndeshjeve të luajtura është prapa Lyonit kryesues në kampionat me vetëm 1 pikë.

Sfidanti.al