Dy “gëzime në pak ditë”, Man. Junajtid-Liverpul duele në Ligë e në Kupë!

Ishte dora e ish-sulmuesit të të kuqve, Piter Krauç, që krijoi çiftin e madh në turin e katërt të Kupës së Anglisë, në një konkurrim të vjetër sa vetë futbolli botëror dhe që ka një demokraci të shkëlqyer në hedhjen e shortit. Në një kohë që ekipi i kategorisë së gjashtë Çorlei do të ketë një shans për të bërë përpara pasi do të presë në fushën e tij Uolvesin. Sfidat e këtij raundi pritet të luhen në datat 22 deri në 25 janar, dhe Mançester Junajtidi do ta presë Liverpulin në “Old Traford”, pak një javë pas ndeshjes së madhe të kreut të renditjes së Premier Ligës në “Anfild”. Një kombinim interesant i dueleve, ndërsa dy skuadrat kryesojnë renditjen e Premier Ligës.

Sfidanti.al