Skoci, vatër Covidi te Celtic; skuadra pa trajner dhe 13 lojtarë

Celtic do të mbetet pa 14 lojtarë në ndeshjen e tij të Premiership në Skoci kundër Hibernian pasi mësoi për pozitivitetin me Covid  të mbrojtësit Christopher Jullien  pas kthimit nga një kamp stërvitor në Dubai. Vetë klubi bëri të ditue se 13 shokët e skuasrës së Jullien u konsideruan në kontakt të ngusgtë me të kështu që do të duhet të izolohen.

Po kështu mungoi edhe trajneri i Celtic, Neil lennon dhe asistenti i tij sepse ishin në kontakt me Jullien. Celtic gjithsesi do ta luajë ndeshjen me Hibernian pavarësisht mungesave të shumta. Kampionët në fuqi të Skocisë janë 22 pikë pas rivalëve historikë të Glasgow Rangers në klasifikimin e Premiership në Skoci.

Sfidanti.al