Covid në Premier League, shtyhet Aston Villa-Tottenham

Ndeshja e Premier League mes Tottenham dhe Aston Villas që do të luhet këtë të mërkurë është shtyrë me skuadrën e Mourinhos që do të përballet me Fulham në atë ditë. ‘Villans’ kërkuan riprograminin e kësaj sfide me Hotspiurs për shkak të  shfaqjes së një vatre Covidi në qendrën stërvitore gtë skuadrës ku u regjistruan 14 raste pozitive javën e kaluar. Nga këto, 10 raste ishin mes futbollistëve.

Ndeshja mes Tottenhamit dhe Fulhamit fillimisht ishte parashikuar të luhej në 30 dhjetor, por u shty për shkak të rasteve me Covid të shfaqura te Fulham. Ndërkaq, ndeshja mes Fulham dhe Chelseat e parashikuar për t’u zhvilluar ditën e premte u shty me 24 orë, pra do të luhet të shtunën.

Sfidanti.al