Cështja Cavani, Sindikata e Futbollistëve në Uruguaj sulmon Federatën Angleze: Ju, jeni racistë!

Bota e sportit uruguajan zbret në fushë e bashkuar në mbrojtje të Edinson Cavanit I cili është akuzuar për përdorim të shprehjeve raciste në rrjetet sociale duke u dënuar nga Federata Angleze e Futbollit me 3 ndeshje pezullim. El Matador që kërkoi ndjesë për atë që u përkufizua si një keqkuptim, u justifikua edhe nga Akademia e Gjuhës në uruguaj. Por tani lista e mbrojtësve të Cavanit është zgjatur akoma më shumë dhe në të është edhe emri i Sindikatës Uruguajane të Futbollistëve që kërkoi anulimin e skualifikimi,

‘Denoncojmë sjelljen arbitrare te Federatës Angleze-lexohet në komunikatën e kësaj sindikate-me dëshirën për të përfaqësuar luftën kundër racizmit, ajo që bëri FA është një akt diskriminues në drejtim të kulturës dhe stilit të jetës të popullit uruguajan. Sanksioni zbulon një vision të shtrembëruar, dogmatic dhe etnocentrist që nuk pranon interpretime të tjera përvec asaj që duan të imponojnë’

Sipas AFU, Cavani nuk ka kryer asnjë akt që të mund të interpretohet si racizëm , por thjesht përdori një shprehje të zakonshme në gjuhën spanjolle të Uruguajit për t’iu referuar me afeksion  një personi të dashur, një miku.

‘FA tregoi injorancë totale në lidhje me vizionin multicultural të botës-vijohej në komunikatën e AFU-kjo po që është raciste. Sanksioni ndaj Cavanit nuk godet vetëm atë, por edhe të gjitha vlerat tona, prej një jete kundër racizmit. Për këtë arsye kërkojmë që të anulohet menjëhetë dënimi.

Komunikata fillimisht u publikua nga Diego Godin në rrjetet sociale, më pas ajo u shpërnda nga shumë futbollistë e sportistë të tjerë mes të cilëve, Luis Suarez, Matias Vecino, Rodrigo Bentancur dhe Nicolas Pareja,

Sfidanti.al