Luciano Spalletti mund të kthehet shumë shpejt në rolin e trajnerit. Nga Amerika Latine vijnë disa lajme që e shohin atë në garë për postin e trajnerit të Kombëtares kiliane të futbollit. Sipas këtyre zërave tekniku toskan u ka dhënë lejen agjentëve të tij për të biseduar me Federatën Kiliane edhe pse pengesat nuk mungojnë.
Por lajmi ka ndikim edhe te arkat e Interit duke qenë se Spalletti është ende në kontratë me klubin zikaltër deri në 30 qershor. Është pikërisht paga prej 4.5 milionë Euro në sezon një prej pengesave të mëdha që duhet të kalojë Kili, përvec gjuhës, por kjo pengesë është më pak impenjative. Gjithsesi në Santiago duket se të gjithë janë të vendosur për të besuar te Spalletti për të zëvendësuar Reinaldo Rueda që është shumë pranë largimit.
Nëse tratativat do të mbyllen mirë, Interi mund të rikuperojë një pjesë të fondeve të siguruara në verën e 2018 për të paguar pagën e Spalletit deri në fundin e këtij sezoni. Nuk flitet më për shifra të larta, por duke parë situatën ekonomike që po kalojnë të gjithë klubet evropiane, paratë e rikuperuara i leverdis klubit që faktikisht po paguan 2 trajnerë prej një viti e gjysmë.
Sfidanti.al