Lazio, Fares i dhuron para’ personit që i vodhën motorin

Një gjest i kryer me zemër, një kampion i vërtetë. Mohamed Fares mori pjesë në mbledhjen e fondeve për motociklistin që i kishin vjedhur mjetin e tij në Napoli duke dhuruar 2500 Euro. Episodi ndodhi në fundjavë kur 6 keqbërës rrethuan, rrahën dhe vodhën 50 vjecarin teksa ky i fundit po bënte disa dorëzime në qytetin e Napolit.

Solidariteti për të u shfaq menjëherë me një fushatë të kryer në platformën gofundme.com ku u zbulua se mori pjesë edhe futbollisti i Lazios. Gjesti u krya pa shumë zhurmë, lpor kur u vu re emri i futbollistit të Lazios, lajmi filloi të marrë dhenë në rrjetet sociale dhe në drejtim të tij nuk kanë munguar mesazhet e afeksionit dhe të falenderimit nga ana e shumë tifozëve

Ndërkaq, mbledhja e fondeve kaloi vlerën e 11 mijë Eurove , e mjaftueshme që personi i sulmuar të blejë një motor të ri për të rifilluar punën e tij

Sfidanti.al