Edgar Davids nis karrierën si trajner i parë. Holandezi merr drejtimin e skuadrës së Olhanenses, pjesë e Divizionit të Tretë të futbollit portugez. Ish futbollisti i Juventusit ka qenë në një pankinë në të kaluarën atë te Barnet në 2012 në Divizionin e Katërt të futbollit anglez. E nisi si asistenti i Mark Robson, por deri në dhjetor skuadra skuadra nuk regjistroi fitore dhe trajneri u shkarkua.
Drejtuesit e klubit ia besuan detyrën Davids me këtë të fundit që për të evituar rënien nga kategoria të skuadrës veshi sërish këpucët e futbollistit dhe nisi të luajë. Në fundin e sezonit objektivi nuk u arrit dhe skuadra ra nga kategoria. Në Angli Davids qëndroi deri në 2014, përpara se të përjetonte një eksperiencë të shkurtën si asistent te Holanda U20 në mars të 2018. Që nga muaji gusht 2020, ai ishte asistent trajner te Telster skuadër e Divizionit të Dytë Holandez dhe tani i erdhi kjo mundësi e re te Olhanense.
Sfidanti.al