Zaniolo reality show, Madalina Ghenea përgënjeshtron lidhjen me futbollistin, detaje nga ndarja me Sarën

Jeta e Nicolo Zaniolos po rezulton një reality show t vërtetë. tashmë kanë dalë detaje të reja për ndarjen mes futbollistit të Romës dhe Sara Scaperrotës. Një prej tezeve të vajzës zbuloi se ajo kishte mbetur shtatzëne edhe rreth 7 muaj më parë dhe se kishte akordin me lojtarin për të abortuar. Por pas shtatzënisë së dytë, gjithnjë sipas familjes së Sarës ajo u përzu nga shtëpia në harkun e 24 orëve.

Por një gjë e tillë është përgënjeshtuar në mënyrë kategorike nga nëna e Zaniolos, Francesca Costa. ‘Ishte ajo që u largua, erdhi mori gjërat e saj dhe bllokoi Nicolo-tha Francesca Costa.

Por historitë për Zaniolon nuk përfundojnë këtu. Madalina Ghenea e cila në orët e fundit u fol se ishte dashuria e re e futbollistit nëpërmjet një komunikate të studios ligjore që mbron interesat e saj përgënjeshtroi se ka një lidhje dashurie me Zaniolon.

Ndërkaq vetë Futbollisti duke parë se u shndërrua në një protagonist të kronikave rozë vendosi të mbyllë të  gjithë profilet në rrjetet sociale

‘Duke qenë se jeta ime është në fushë dhe jo në rrjetet sociale apo kronikat rozë, vendosa të braksit këtë anë sipërfaqësore që e kuptoj se nuk më përket-shkruante Zaniolo në profilin në Instagram të nënës së tij-e gjithë kjo po minon qetësinë time, riaftësimin dhe pasionin tim. I mbyll profilet e mi dhe ju përqafoj’.

Sfidanti.al