Victor Osimhen po përjeton një moment të komplikuar teksa pas kthimit në Itali rezultoi pozitiv me Covid-19 pasi festoi ditëlindjen në Nigeri me një festë pa maskë e pa distancim social. Trajneri Gattuso shpresonte që ta kishte në dispozicion sulmuesin për ndeshjen mes Napolit dhe Juventusit në Superkupën e Italisë, por tani është e pamundur që të bësh një parashikim për rikthimin e tij që sigurisht nuk do të jetë i menjëhershëm. Ndërkaq, Napoli që u fol se kishte vendosur të gjobisë futbollistin me 200 mijë Euro gjobë, në fund mendoi të mos e japë një sanksion të tillë kjo edhe sepse Osimhen kërkoi ndjesë nëpërmjet rrjetit social Instagram
‘Më vjen keq përatë cfarë ndodhi-shkruante Osimhen në postimin e tij-gabova që shkova në Nigeri në këtë moment edhe pse atje kam shumë dashuri duke nisur që nga vëllezërit e mi. Gabova që mora pjesë në festën surprizë duke mos e kuptuar sa i rëndë ishte ky gabim që po bëja. I kërkoj ndjesë klubit, trajnerit, skuadrës dhe tifozëve’.
Sfidanti.al