Ëndrrat e kreut të Premier Ligës, Junajtid do Sançon dhe Halandin!

Për yllin e ri anglez pati interesim gjatë verës së kaluar, po nuk u bë gjë. Xhejdën Sanço mbeti tek Dortmundi dhe duket se 20-vjeçari e ndjeu thellë dështimin për të shkuar tek Mançester Junajtidi, saqë këtë sezon nuk është vetveta. Gjithsesi, në “Old Traford” po mendojnë sërish për të, aq më tepër që Junajtidi ka dalë në krye të renditjes së Premier Ligës krah për krah me Liverpulin. Mediat britanike shkruajnë se “djajtë e kuq” do ta tentojnë Sançon verën e ardhshme ndonëse jo me atë dëshirë që patën në të kaluarën. Më shumë rëndësi për trajnerin Solskjer merr afrimi i yllit tjetër të Dortmundit, sulmuesit Erling Haland. Dihet që Solskjer, si norvegjez, ka njohje familjare me Halandët që janë gjithashtu norvegjezë. Problem është konkurrenca me Realin dhe Barcelonën, por edhe agjenti Raiola që nuk i ka raportet të mira me Mançester Junajtidin.

Sfidanti.al