Rikthehet Erling Haaland dhe Borussia Dortmund përpiqet që të nisë përmbysjen në renditjen e Bundesligës gjermane. Sulmuesi norvegjez pritet të jetë në fushë në ndeshjen e së dielës ndaj Wolfsburgut, e para për vitin 2021
‘Erling po rekuperohet, ai po ecën mirë në punën e tij dhe besojmë se do ta kemi në dispozicion të dielën-tha Drejtori Sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc. Haaland nuk luan që nga fillimi i muajit dhjetor të 2020 për shkak të një inflamacioni në tendinë. Deri tani Haaland që është objektiv merkato i shumë klubeve të rëndësishme evropiane, ka humbur 4 ndeshje të Bundesligës, 7 në total duke përfshirë edhe të Kupës, është periudha që përkon me krizën e skuadrës së Borussias që tani është në vendin e pestë, 8 pikë prapa kryesuesve të Bayernit.
Në mesin e muajit dhjetor, Borussia Dortmund shkarkoi trajnerin Favre,por gjërat me zëvendësin e tij Edin Torzic nuk u përmirësuan shumë duke parë humbjen e pësuar nga Union Berlin. Një humbje e mundshme ndaj Wolfsburg do të bënte që Dortmundi të regjistronte startin më të dobët të sezonit në shtëpi në 20 vjet.
‘Duhet të nisim mirë vitin-tha Haaland që në 14 ndeshje të luajtura në këtë sezon ka shënuar 17 gola.
Sfidanti.al