‘Imazhi im nuk është problemi im, jam trajner, gjithnjë kam qenë, stërvitja e një skuadre për mua është një jetë tjetër dhe kur u ktheva në fushë m’u duk sikur nuk isha larguar asnjëherë’-Raymond Domenech, ish trajneri i Francës është kthyer. 68 vjecari tashmë ka marrë drejtimin e Nantes dhe konsiderohet si trajneri më kontrovers në vendin transalpin teksa ka bërë një slalom mes polemikave duke përfshirë këtu edhe ato për kolegun e tij Claudio Ranieri.
Në vitin 2017, kur italiani që në atë kohë ishte 66 vjec mori drejtimin e Nantes, Domenech që ishte në krye të Sindikatës së Trajnerëve, tentoi bllokimin e emërimit të tij pasi kishte kaluar kufirin e moshës, por tani e pranoi të njëjtin rol edhe pse është 2 vjet më i madh se c’ishte kolegu i tij italian në atë kohë
‘Shkrova një libër me titullin ‘I gjithi vetëm’-tha Domenech në konferencën për shtyp gjatë prezantimit të tij-dhe mendoj se me këtë I hoqa qafe të gjitha etiketat e mia. Tani kam një mundësi tjetër, është dicka e shkëlqyer dhe kjo më mjafton’
Sfidanti.al