Valentino Rossi pagëzoi vitin 2021 duke u shfaqur me ngjyrat e Petronas, skuadra satelit e Yamahës me të cilën, piloti italian do të vijojë aventurën e tij në Botërorin e MotoGP dhe 41 vjecari nuk e fshehu aspak kënaqësinë e tij.
‘Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve-është shprehur 9 herë kampioni i botës në motociklizëm-jam shumë i kënaqur që u bashkova me skuadrën Petronas Yamaha për vitin 2021. Kam parë gjithcka ka bërë skuara në 2 vitet e fundit dhe jam i emocionuar kur të zbuloj atë që do të mund të bëjmë së bashku. Mezi po pres të punoj me skuadrën dhe të zbres në pistë’.
Sfidanti.al