Pasi mbylli aventurën e tij me Ferrarin në Botërorin e Formula 1, Sebastian Vettel është gati të nisë atë me Aston Martin. Në rrjetin social Twitter janë shfaqur imazhet e para të pilotit gjerman me ngjyrat e skuderisë që vitin e ardhshëm do të marrë vendin e Racing Point në pistat e garave të këtij kampionati.
Mark Antar Design, në fakt zbuloi helmetën dhe tutën që do të veshë 4 herë kampioni i botës në Formula 1 që kanë si ngjyrë bazë; të gjelbrën. Tani do të shohim se si do të shkojnë gjërat për Sebastian Vettel në këtë aventurë të tij të re në Botërorin e Formula 1.
Sfidanti.al