Setien dhe largimi nga Barcelona: U izolova dhe ndërrova edhe numrin e telefonit…

Një lamtumirë e turbulluar me palët që kanë lënë takim në gjykatë për të përcaktuar detajet e një ndarjeje me të vërtetë komplekse. Bëhet fjalë për Barcelonën dhe ish trajnerin e saj Quique Setien. Ky i fundit që u shkarkua nga posti i tij pas humbjes turpëruese 8-2 në Ligën e Kampioneve nga Bayernim foli sërish për të përditshmen spanjolle ‘Marca’. Dhe duket se në fjalët e Setien nuk ka më zemërim dhe të mendosh se vetëm para pak javësh ish tekniku blaugrana e sulmoi ashpër Barcelonën

‘E kalova fazën e ‘zisë’ dhe të keqardhjes pas asaj që ndodhi me Barcelonën-tha Setien-është pjesë e punës sonë. Nëse izoloheshnga gjithcka ke bërë, atë herë mund të jetosh pak a shumë i qetë. Personalisht ndërrova edhe numrin e telefonit dhe u izolova. Shpesh më kanë ndaluar në rruge apo më kanë kërkuar për intervista, por gjithnjë jam përpjekur që të kem të njëjtin shpirt’

Më pas iu rikthye sërish eksperiencës me skuadrën katalanase.

‘Raportet me lojtarët? Kam kujtime të këndshme dhe të hidhura-shtoi Setien-është një eksperiencë e pabesueshme. Këtë herë nuk u argëtuam sic donim dhe sic imagjinoja në fillim dhe hasëm në vështirësi.Por sigurisht do të kthehesha te Barcelona dhe nuk pendohem që shkova atje e nuk do të pendohem kurrë’.

Sfidanti.al