Juventus-Dybala, rinovimi shtyhet për në shkurt; dyshimet e argjentinasit

Rinovimi i Paulo Dybalës vazhdon të jetë peng në ambientet e Juventusit dhe të gjitha bisedimet do të shtyhen për në fillim të muajit shkurt. Kjo sepse në janar janë të shumta impenjimet që nuk e bëjnë të mundur zhvillimin e negociatave ndërkohë që klubi pret edhe sinjale të rëndësishme në fushën e lojës nga sulmuesi argjentinas

Oferta e Zonjës së Vjetër për Dybalën, për momentin mbetet e pandryshuar; kontratë 5 vjecare me pagë 10 milionë Euro plus  bonuset në sezon duke e kaluar topin në fushën e Dybalës me këtë të fundit që është i dyzuar mes dëshirës për të qëndruar në Torinos dhe ndjenjës se dëshira e tij për të qëndruar është më e madhe se ajo e klubit për ta mbajtur atë.

Një situatë kjo që rrezikon të komplikohet. Kjo sepse për momentin Dybala nuk po luan në nivelet e tij e sepse në lojë janë shumë para dhe një kontratë e majme. Nga ana e tij presidenti Agnelli ndoqi një politikë të tillë; i propozon një të ardhme si kapiten i Juventusit por duke i kërkuar të japë më shumë që të hyjë në Olimpin e 5 lojtarëve më të mirë të botës

Deklarata që bënë që të zbulohen kartat duke ia kaluar topin Dybalës përsa i përket cështjes së rinovimit dhe tani gjithcka duket se ‘është ngrirë’ duke u spostuar për në muajin shkurt

Ndërkaq, në janar do t’i takojë fushës së lojës që të flasë me Superkupën e Italisë dhe me rinisjen e garës për titullin e Serie A. Vetëm pas kësaj do të rifillojnë diskutimet për rinovimin e Dybalës, gjithnjë nëse argjentinasi gjatë kësaj kohe nuk do të ketë krijuar në kokën e tij ndonjë ide tjetër. Sipas të përditshmes ‘Tuttosport’, më shumë se aspekti ekonomik, argjentinasi shqetësohet më shumë nga synimet reale të klubit.

Sfidanti.al