Ndërsa pjesa më e madhe te trajnerëve dhe skuadrave presin nisjen e merkatos së transferimeve të muajit janar, Zinedine Zidane dhe Real Madrid shkojnë kundër rrymës. Trajneri francez është i kënaqur me skuadrën aktuake dhe nuk ka kërkuar as blerje të reja dhe as largime futbollistësh, një zgjedhje e diktuar edhe nga pasojat ekonomike të pandemisë Coronavirus
Të gjitha përpjekjet e klubit janë shtyrë për në muajt e verës ku Reali i Madridit do të tentojë të marrë Kylian Mbappe nga Paris Saint Germaini. Por ky skenar prek edhe klubet italiane që kanë bërë si objektivë lojtarë të Los Blancos sic është rasti i Milanit. Kuqezinjtë po monitorojnë Jovic të cilin e shohin si një prej elementëve më të mirë për të qenë zëvendës të Ibrahimovic dhe donin Jovic me huazim. Sulmuesi serb që është një prej të pakënaqurve te Reali së bashku me Iscon e Marcelon, por ai është u destinuar që të qëndrojë te klubi madrilèn të paktën edhe për 6 muaj
E përditshmja AS, që përshkoi situatën e kampionëve të Spanjës bëri të ditur se Isco ka vendosur që gjithsesi të lërë Realin e Madridit verën e ardhshme dhe destinacioni i preferuar është Sevilla. Mesfushori konsideron se Lopetegui është trajneri me të cilin është ndjerë më mirëdhe në moshën 28 vjecare beson se të punojë sërish me te do të jetë një rast i mire për të ringjallur karrierën e tij.
Sfidanti.al