Rummenigge paralajmëron Bayernin: Lazio, skuadër e nënvlerësuar

Viti 2020 që po shkon drejt akivimit ishte ai i Covid-19, por në aspektin sportive, padyshim ishte viti i Bayernit të Mynihut. Ai që foli për këtë inë një intervistë për Radio Rai ishte Karl Heinz Rummenigge, Shefi Ekzekutiv i bavarezëve që ndër të tjerat përmendi edhe ndeshjen e 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve mes Bayernit të Mynihut dhe Lazios.

‘Ajo që nuk më pëlqen është se shoh se Lazio nënvlerësohet-tha Rummenigge-fitoi ndaj Borussia Dortmund në shtëpi dhe barazoi në transfertë. Nuk janë rezultate të arritura nga një skuadër cfarëdo, Dortmundi është ekipi që në vitet e fundit është renditur gjithnjë në vendin e dytë në Gjermani

Përsa i përket vitit 2020, Rummenigge bëri bilancin e kampionëve të Gjermanisë.

‘Skuadra bëri një kryevepër në këtë 2020-shtoi Rummenigge-sigurisht , stadiumet bosh nuk i pëlqejnë askujt, për cdo ndeshje pa tifozë humbasim 4 milionë Euro. Momenti më i bukur i vitit ishte padyshim ai kur ngritëm trofeun e Champions League, ishte një gëzim i jashtëzakonshëm’.

Sfidanti.al