Cristiano Ronaldo ndjen mungesën e tifozëve. Portugezi e ka thënë këtë në një intervistë në Dubai ku shkoi për ceremoninë e ndarjes së cmimeve Globe Soccer Aëard me luzitanin që ishte në garë me Messin e Lewandowskin për lojtarin më të mirë të vitit dhe me Messin e Ronaldinhon për cmimin si Lojtari më i mirë i shekullit
‘Covid? Të luash në një stadium bosh është e mërzitshme-është shprehur Ronaldo-respektojmë protokollet sepse shëndeti është i rëndësishëm, por futbolli ka qenë gjithnjë pasioni im. Luaj për familjen, tifozët. Është e cuditshme të luash pa tifozë. Më pëlqen edhe kur më kontestojnë, kur shënoj gol kundër skuadrave të tjera më bëjnë buuu, më motivojnë. Shpresoj që në 2021 të rishohim tifozët në stadium’.
Ronaldo foli edhe për Evropianin e vitit të ardhshëm me Portugalinë që do të kërkojë të mbrojë titullin e fituar në 2016 në Francë
‘Kemi një skuadër të mirë dhe një trajner fantastik-tha Ronaldo-të rinjtë po përmirësohen vazhdimisht. Fitorja e Evropianit? E mundur, Franca, Spanja e Gjermania janë favorite, por ne jemi aty për të luftuar. Do të duhet të respektojnë Portugalinë, jemi një skuadër e fortë. Mezi po pres, kemi një mundësi të mirë për të fituar’.
Sfidanti.al