Neymar, mega festë për Vitin e Ri; shpërthejnë polemikat

Duhen edhe 4 ditë nga Viti i Ri, por Neymar është tashmë në vorbullën e polemikave. Sulmuesi brazilian i Paris Saint Germain që po riaftësohet nga dëmtimi në banesën e tij në Magaratiba në Brazil, ka organizuar një mega festë duke ftuar 500 persona për natën e Vitit të Ri.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja O Globo sipas së cilës, futbnollisti ka ndërtuar edhe një diskotekë posacërisht për eventin e blinduar ku nuk janë të lejuar telefonët celularë. Pas publikimit të këtij lajmi me të drejtë në Brazil kanë shpërthyer polemikat për shkak të pandemisë coronavirus duke qenë se Brazili është vendi i tretë në botë përsa i përket numrit të personave të infektuar nga Covid-19.

Sfidanti.al