Villas Boas dhe kërcënimi ndaj një gazetari: Vazhdo kështu, dhe erdha të kapa

Andre Villas Boas nuk e priti aspak mirë humbjen e skuadrës së tij, Marseille ndaj Rennes. Trajneri portugez kritikoi vendimin e arbitrit për të ndëshkuar me karton të kuq të Gueye në minutën e 36 dhe më pas inatin ia shfryu një gazetari.

‘I kërkuam arbitrit që të shihte VAR, nuk u interesua shumë-u ankua Villas Boaz-është arbitër i FIFA, por nuk jam i kënaqur me gjykimin e tij këtë mbrëmje’

Më pas në sallën e konferencave për shtyp ai vijoi me ankesat e tij për vendimin e arbitrit. Por pas përfundimit të saj, Villas Boas pa një gazetar që në ditët e kaluara kishte publikuar një lajm që e kishte bezdisur. Me mikrofonët që ishin ende të ndezura, Villas Boas iu kthye gazetarit deri sa e kërcënoi

‘Faleminderit eh. Vazhdo kështu, do të të kap, nëse do të më jepet mundësia do ta bëj-u dëgjua të thoshte Villas Boas.

Sfidanti.al