Ndërhyri ashpër ndaj Neymar, kërcënohet Thiago Mendes

Familja e Thiago Mendes, protagonisti i ndërhyrjes së ashpër ndaj Neymar është kërcënuar në rrjetet sociale. Ky është denoncimi i bërë nga e fejuara e futbollistit të Lyonit dhe vetë trajneri Rudy Garcia. Thiago Mendes ka marrë kërcënime me vdekje pas episodit me neymar.

Edhe pse dëmtimi i Neymar nuk ishte i rëndë sic u parashikua, Thiago Mendes dhe familja e tij u bënë objekte të kërcënimeve nga tifozët më radikalë në rrjetet sociale. Gjatë deklaratave për CNEWS, e fejuara e Thiagos, Kelly lexoi  një prej mesazheve që kishre marrë që thoshte: ‘Për shkak të veprimeve të të fejuarit tënd, nëse Neymar i ndodh gjë, do ta paguash  me jetën tënde. Ti dhe familja jote, një nga një’

Nga ana e tij Rudi Garcia teksa doli në mbrojtje të Thiago Mendes tha: ‘Thiago ka marrë shumë kërcënime me vdekje dhe këto nuk duhet të ekzistojnë. Sot të mos lejojmë që të ketë fyerje apo të thuhen gjëra të tmerrshme me kaq lehtësi’.

Sfidanti.al