Trupi i Diego Armando Maradonësnuk mund të digjet për momentin sepse duhet për kryerjen e një testi atësie. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja argjentinase ‘Clarin’ sipas së cilës trupi duhet për kryerjen e një testi atësie. El Pibe De Oro kishte 2 vajza nga martesa me Claudio Villafane dhe në vitet e tjera njohu edhe 3 fëmijë të tjerë,Diego Jr, Jana dhe Diego Fernando. Pas vdekjes së tij, Magali Gil kërkoi kryerjen e testit të ADN. 25 vjecarja që ka qenë e adoptuar, thekson se para 2 vitesh nëna e saj biologjike i pohoi se babai i saj i vërtetë mund të ishte Maradona.
Sipas avokatit të Maradonës, kampionët e AND ekzistojnë kështu që nuk është e nevojshme që të ekzaminohet sërish trupi i El Pibe de Oro që është varrosur në një varrezë private pranë Buenos Aires. Në 30 nëntor, një tjetër gjykatë ndaloi djegien e trupit deri sa të jenë mbledhur të gjitha provat e nevojshme për shkakun e vdekjes së tij.
Sfidanti.al