Griezmann dhe look-u që habiti tifozët e ndezi kritikat

Edhe vetë Barcelona foli për look-un e tij në rrjetet sociale. Griezman zbriti në fushë për nxemjen përpara ndeshjes me Real Sociedad me flokët që i kishte lidhur në 2 gërsheta. Por jo të gjithë e vlerësuan këtë zgjedhje të sulmuesit francez. Dikush bëri shaka duke ‘futur në lojë’ edhe Fenomenin Ronaldon dhe look-un e tij në Botërorin e 2002.

‘Nuk ka asnjë që t’i thotë këtij djali të lërë palacollëqet dhe të përqendrohet te loja-shkruante një  tjetër prej përdoruesve në rrjetet sociale. ‘Të vendosë një busull në këmbë-tha një tifoz tjetër. ‘Dikush t’i thotë që është një look qesharak, nëse është dikush që e do, t’ia thotë-ishte kritika e radhës së tifozerisë së Barcelonës.

Ndërkaq, vetë futbollisti iu është përgjigjur komenteve me një postim në Instagram ku shfaqet ai vetë me look-un e tij me mesazhin: Mia style duke shpjeguar se pas këtij ndryshimi qëndron e bija.

Sfidanti.al