Edhe Klopi e pranon se ndaj Hansi Flikut u bë padrejtësi!

Më e mira do të kishte qenë që ai të mos ishte paraqitur fare në ceremoni. Kjo do të kishte qenë përgjigja e duhur edhe pse Çmimin e Trajnerit të Vitit 2020 nuk ia dha FIFA, por votimi i trajnerëve dhe kapitenëve të kombëtareve të të gjithë botës. Gjithsesi, Jurgen Klopi e pohoi në deklaratën pas fitores se njeriu i duhur për çmimin do të kishte qenë trajneri i Bajernit, Hansi Flik. “Unë nuk isha trajneri më i mirë i vitit, por më dhanë trofeun, – tha tekniku i Liverpulit, – kjo është e gjitha dhe unë i falenderoj, pasi më respektuan. Unë jam këtu sepse vjet më votuan si më të mirin dhe unë dua t’i tregoj mirënjohjen time”. Siç shkruajnë mediat, Flik fitoi me Bajernin më shumë trofe në 2020 (5) sesa humbi ndeshje (3), por kjo nuk ishte e mjaftueshme për t’i dhënë shumicën e votave.

Sfidanti.al