Milan-Calhanoglu, përfundon takimi me agjentin: Bisedime pozitive

Mbyllet takimi mes drejtuesve të Milanit dhe agjentit të Hakan Calhanoglu, Gordon Stipic, një takim që nuk pati një vendim të fundit, por kishte vullnetin e palëve për gjetjen e një akordi në takimet e radhës. Samiti zgjati 4orë në selinë e Milanit dhe nga njëra anë ishte Stipic, nga ana tjetër Frederic Massara dhe Paolo Maldini që diskutuan në lidhje për rinovimit e futbollistit turk.

‘ishte një takim pozitiv-tha Stipic për Tuttomercatoëeb.com-jemi në fazën e negociatave, të shohim, po punojmë dhe do ta bëjmë sërish. Për këtë arsye do të jemi në kontakt të vazhdueshëm për takimet e ardhshme me drejtuesit e Milanit’.

Përpara këtij takimi, agjenti i Calhanoglu kërkonte pagë 5.5 milionë Euro për klientin e tij, kurse Milani i ofronte 3.5 milionë, por mund të gjendet një rrugë e mesme(4 milionë Euro dhe bonuset). Takimi I ardhshëm, që mund të jetë edhe vendimtar, mund të programohet menjëherë pas festave të Krishtlindjes duke qenë se Gjermania do të jetë e mbyllur deri në 7 janar dhe se edhe në Itali po mendohet të merren masa kufizuese në javët e ardhshme

Mesfushori turk e di sa i rëndësishëm është roli i tij për Djallin kështu që kërkon një rritje të ndjeshme të pagës së tij. Por në javët e fundit dëshira për të vijuar që të luajë përkrah Ibrahimovic dhe shokëve të tjerë të skuadrës dhe kjo ka bërë që Calhanoglu të reflektojë dhe palët duket se mund të afrohen dhe mbase edhe të gjejnë një akord

Nëse nuk do të gjendet marrëveshje, atëherë Calhanoglu mund të largohet nga kuqezinjtë me parametra zero dhe skuadrat e interesuara për të nuk mungojnë. Ditët e kaluara u fol për një interesim të Napolit, juves e Interit në Itali, por oferta më e mirë mund të vijë nga Anglia pikërisht nga Manchester United.

Sfidanti.al