Flavio Briatore është një ndër personazhet e botës së motorëve që nuk iu bie rrotull fjalëve kur flet për tema të ndryshme. Italiani që ka mbrojtur interesat e Fernando Alonsos dhe ka drejtuar projektin Renault me të cilën spanjolli fitoi 2 tituj botërorë për pilotë në F1, flet qartë edhe kur nuk bëhet fjalë për garat me makina
Briatore iu referua situatës dhe të ardhmes së Valentino Rossit, një ikonë e motociklizmit dhe theksoi se momenti më i mirë i pezarezit është lënë prapa. Në një intervistë për ‘Radio Radio’, Briatore ia tha qartë këshillën e tij Rossit që vitin tjetër do të festojë 42 vjetorin ndërkohë që nuk është më pjesë e Yamaha zyrtare
‘E këshilloj Rossin që të lërë garat, duam ta kujtojmë si një kampion të madh-tha Briatore-ka momente ku mosha ka rëndësi. Është gjenial, ka fituar gjithcka, por vjen një ditë që nuk mund të vazhdosh, vitet kalojnë dhe nuk ke motivimet si më parë’
Gjatë intervistës, gazetari i përmendi Briatores rastin e Ibrahimovic që vazhdon të luajë futboll edhe pse 39 vjec, por kjo nuk e bind ish shefin e Renault.
‘Rasti i Ibrahimovic është i vecantë, ia ka dedikuar të gjithë jetën sportit, nuk gabon kurrë-tha Briatore-por një gjë është të pësosh dëmtim në kavilje dhe tjetër gjë është të ikësh me 300 km/h, të gabosh në një kthesë dhe të pësosh aksident. Një gjë është të jesh futbollist dhe një gjë tjetër pilot motorësh. Në këtë moshë reflekset ndryshojnë, gjithcka ndryshon’
Sfidanti.al