Zidane është i sigurt: Benzema, sulmuesi më i mirë francez në histori

Në konferencën për shtyp të dhënë pas përfundimit të ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Athletic Bilbao e mbyllur 3-1 për Los Blancos, Zinedinë Zidane foli për suksesin e skuadrës së tij e sidomos të paraqitjes së shkëlqyer të Karim Benzema, autor i dy golave.

‘Kur luan 11 kundër 10, nëse interpreton mirë ndeshjen mund ta bësh të lehtë, por ndodhi e kundërta-pranoi Zidane që nuk ishte krejtësisht I kënaqur me lojën e skuadrës së tij pavarësisht fitores-nxitojmë shumë, mund të ishim treguar më të duruar. Pas ndeshjes së katërt në 10 dite, morëm 3 pikë të tjera dhe duhet të jemi të kënaqur. Courtois bëri një pritje të shkëlqyer në fund, kjo është e vërtetë, por e merituam fitoren. Rëndësi kishte fitorja dhe ia dolëm mbanë

Më pas erdhën elozhet ndaj qendërsulmuesit francez

‘Benzema? Për mua është sulmuesi më I mirë francez në histori-vijoi Zidane-dhe ajo që po bën e vërteton këtë. Nuk mendon vetëm për golat, por në fund është gjithnjë vendimtar. Pa bërë një lojë të mirë arriti të shënoi 2 gola, është gjithnjë aty si të gjithë futbollistët e mëdhenj. Është më I kompletuar tani si futbollist se c’ka qenë më parë. Nuk është një nr.9 I mirëfillte, nuk mendon vetëm të shënojë dhe kjo është ajo që admiroj te ai’.

Sfidanti.al