Jeta e re e Charisteas; nga hero i Euro 2004, në rolin e…zv/guvernatorit digital

Kur bëhet fjalë për histori futbolli që kanë hyrë në legjendë, ka gjithnjë hapësirë për Greqinë, kampione e Evropës në 2004. Në atë verë të cuditshme, skuadra e Otto Rehagel realizoi një arritje sportive që nuk mund të barazohet nga askush duke fituar turneun kundër cdo parashikimi, Mbrojtja ishte e padepërtueshme dhe të gjithë ndihmonin njëri-tjetrin në fushë dhe golat e Angelos Charisteas që shënoi 3 gola ku përfshihet edhe në finalen ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos e cuan Greqinë në Olimpin e futbollit.

Qendërsulmuesi pas atij muaji pati një karrierë modeste në Evropë dhe me ndonjë eksperiencë në Arabinë Sauditë dhe Australi. Po tani me cfarë po merret Charisteas?

E thjeshtë… është zv/guvernator digital në Maqedoninë Qendrore. Në fakt sipas asaj që tregon AS, Charisteas disa muaj më parë ishte Drejtor Sportiv i skuadrës së tij të parë, Aris i Selanikut, por në shtator dha dorëheqjen pasi klubi shkarkoi trajnerin Michael Oenning

Por heroi i Lisbonës nuk ndenji duarkryq dhe iu dedikua politikës. Prej kohësh ai ka qenë pranë kryeministeit Kyriakos Mitsotakis dhe kështu ai pranoi që të bëhet zv/guvernatori i Selanikut duke marrë detyrën për zhvillimin e infrastrukturës informatike të zonës dhe të drejtojë administratën publike në implementimin digital të shërbimeve.

Sfidanti.al