Është vlerësuar disa herë si njëri prej më të mirëve drejtorë sportivë në Serinë A, madje edhe si më i miri. Gjithsesi, karriera njeh fitore, por edhe humbje, dhe momenti nuk është pozitiv për Igli Taren, drejtuesin e lartë shqiptarë të Lacios. Skuadra kryeqytetase po kalon vështirësi në kampionat, dhe mediat drejtojnë gishtin nga Tare që nuk bëri përforcimet e duhura. “U humb shumë kohë me Faresin dhe Muriqin, – shkruan “La Gazeta delo Sport”, – u shpenzuan shumë javë për të ndjekur David Silvën që në fund nuk erdhi. Bardhekaltërit po paguajnë “haraçin” për vonesat, shtyrjet dhe pasigurinë”. Gjykimi i transferimeve laciale mund të bëhet të paktën i pjesshëm në 3 muajt e parë të sezonit, por ndoshta Tare do të ketë mundësi të përmirësojë ekipin në janar.
Sfidanti.al