Lajpcig nuk është vetëm një surprizë në fushë, aq sa e mbërritur nga Bundesliga 2, tani po konkuron Bajernin e Mynihut, por por klubi I lindjes po shfaqet I tillë edhe në merkato. Së fundi, skaudra gjermane ka mposhtur konkurencën e Barcelonës për talentin Dajo Upamekano. Klubi gjerman, RB Lajpcig ka konfirmuar transferimin e talentit francez nga Red Bull Salzburg, një operacion që i kushtoi 10 milionë euro.
Për 18 vjeçarin interesohej edhe Barcelona, por francezi zgjodhi ekipin e promovuar këtë edicion në Bundesligë. Ai është prezantuar gjatë ditës së djeshme, teksa pasdite ka kryer edhe stërvitjen e parë me ekipin e ri.