Një nga drejtuesit më të lartë të Borusias së Dortmundit, Hans-Hoakim Vacke duket në ankth për të ardhmen e Aubamejang. Prej kohësh, sulmuesi është vënë në qëndër të vëmendjes nga disa klube të mëdha Europiane dhe në lidhje më këto zëra merkatoje ka reaguar shefi ekzekutiv i verdhezinjve, i cili në një intervistë ka deklaruar se bomberi nga Gaboni mund të largohet, nëse ekipet e interesuara paraqesin një ofertë stratosferike për të. Por pavarësisht kësaj, Vacke është optimist, se 27-vjeçari do të vazhdojë aventurën e tij në “Signal Iduna Park”.
“Kohët e fundit është folur shpesh për një largim të mundshëm të Aubamejang, por në fakt ai ende mban veshur fanellën e Borusia Dortmund. Është e vërtetë që për të ka pasur interesim nga shumë skuadra. Sigurisht që çdo futbollist ka vlerën e tij, e njëjta gjë vlen edhe për sulmuesin tonë. Nëse na paraqitet ndonjë ofertë interesante, ne do ta marrim në shqyrtim atë. Në futboll gjithçka mund të ndodhë”. Në ndjekje të tij, së fundi janë vënë Reali I Madridit, por edhe PSG e Mançester Siti.