Lajpcigu ndërton të ardhmen, fiton garën me Zhoze Murinjon!

Talenti Dajot Upamekano ishte menduar se do të shkonte tek Mançester Junajtid, të paktën mediat raportonin se Zhoze Murinjo interesohej për të dhe e kishte në “radar”. Veçse, jo. Francezi gjeti “shtëpi” tjetër. Strehimi i ri quhet Rasenball Lajpcig, skuadra aktualisht numër 2 e Bundesligës. Me financimin e Red Bullit, gjermanolindorët paguan 11 milionë euro për 18-vjeçarin, veçse u ndihmuan edhe nga fakti se ai luante në Austri me një klub që është në lidhje të ngushtë me Lajpcigun, dhe që quhet Red Bull Salcburg, pra një emër i njohur. Kontrata e Upamekanos u nënshkrua deri në 2021.

Futbollisti i ri luajti 4 vjet në kategorinë e pestë në Francë, por pastaj kaloi tek Valensiena, me të cilën shkëlqeu dhe Salcburgu e mori për diçka më shumë se 2 milionë euro në 2015. Për Upamekanon u interesuan jo vetëm Junajtid, por edhe Mançester Siti dhe Arsenali po në Angli, ndërsa lojtari ka një fizik shumë të fuqishëm, pjekuri të madhe për moshën e tij dhe pritet të bëhet një lojtar i spikatur në të ardhmen.

Sfidanti.al