Ja 10 trajnerët më të mirë të historisë, në aktivitet vetëm Murinjo

UEFA ka publikuar së fundi edhe listën me 10 trajnerët më të mirë të të gjitha kohërave, në futbollin evropian. Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, ka bërë përzgjedhjen me trajnerët që kanë pasur më së shumti ndikim në Europë, që nga themelimi i këtij institucioni, prej vitit 1954.

Në këtë listë të UEFA-s mungojnë shumë emra, duke ëprfshirë edhe trajnerë të 10 vjeçarit të fundit, siç është Pep Guardiola, që ka meritat e tij në arritjet e Barcelonës që është ende në fushë, përjashtim bën vetëm Hoze Murinjo.

10 trajnerët më të mirë sipas UEFA-s që nga viti 1954:

Brajan Klou
Johan Krujf
Visente del Boske
Sir Aleks Ferguson
Helenio Herrera
Udo Latek
Valeri Lobanovski
Rinus Mishels
Hoze Murinjo
Arrigo Saki