Napoli, lajme të mira; Osimhen në fushë përpara Krishtlindjes

Ka lajme të mira për Napolin në lidhje me Osimhen, të paktën duke u bazuar te deklaratat e shefit të stafit mjekësor të skuadrës, Raffaele Canonico që foli për radion Kiss Kiss.

‘Osimhen? Po përmirësohet në mënyrë të ndjeshme-tha Canonico-uroj që ta shoh në fushën e lojës përpara pushimeve të Krishtlindjes’

Është ky një përforcim vendimtar për trajnerin Gattuso që tani do të përqendrohet shumë te kampionati italian.

‘Është mirë dhe përmirësohet dita-ditës-shtoi Canonico-nuk ka asnjë mister, nuk është një rast i jashtëzakonshëm. Në Villa Stuart bëmë një konsultë me prof. Castagna që konfirmoi diagnozën e stafit mjekësor nigerian. Kujtojmë se është dëmtimi i parë në shpatullën e djathtë i lojtarit. Për Osimhen bëhej fjalë për një dëmtim që nuk kërkon ndërhyrje kirurgjikale’.

Sfidanti.al