Eriksen drejt lamtumirës nga Interi, ëndërron kthimin në Premier League; del hipoteza West Ham

Eriksen është duke i dhënë lamtumirën Interit dhe ky nuk është një mister për askënd. Danezi nuk ka pasur kurrë një raport të mirë me ambientin e sidomos Conten dhe kjo po afron gjithnjë e më shumë ndarjen mes mesfushorit dhe klubit zikaltër, një ndarje që me shumë mundësi do të konkretizohet në merkaton e muajit janar.

Dëshira e Eriksen është që të kthehet në Premier League dhe sipas Eurosport UK, është një skuadër që ka shfaqur gatishmërinë që ta mirëpresë krahëhapur; West Ham i David Moyes

Por për danezin është dikush në Paris që e vlerëson dhe bëhet fjalë për Drejtorin Sportiv të Paris Saint Germainit, Leonardo që prej kohësh po studion nëse ka opsione që ta marrë atë në Francë. Por sic e thamë, dëshira e Eriksen është  të kthehet në Angli dhe West Hami mund të jetë skuadra e duhur për t’u rikthyer në nivelet e larta.

Sfidanti.al