Tërmeti Pogba; Paulo Dybala si monedhë këmbimi

Deklarata e Mino Raiolës  se raportet mes Pogba dhe Manchester United janë prishur kanë ndezur zërat e merkatos për të ardhmen e mesfushorit francez te Juventus dhe së fundmi në median britanike po flitet për një shkëmbim që mund të kënaqë si Djajtë e Kuq, ashtu edhe Zonjën e Vjetër  me Pogba që do të kthehej te torinezët, ndërsa Dybala do të transferohej në Old Trafford.

‘The Athletic’kujton se kjo nuk është hera e parë që sulmuesi argjentinas e sheh t’i lidhet emri me atë të Manchester United, ndërkohë që për një shkëmbim mes Dybalës dhe Pogbasë u fol edhe në verën e vitit 2019. Por në atë moment karrierat e të dy futbollistëve ishin në nivele të ndryshe, kurse tani si argjentinasi ashtu edhe francezi po përjetojnë ditë të errëta në klubet e tyre respektive. Pikërisht për këtë arsye po flitet për rishfaqjen e kësaj ideje.

Te Manchester United, Pogba ka parë sei McTominay dhe Fred kanë marrë përsipër të kujdesen për mesfushën e skuadrës së Solskjaer, ndërkohë që Van De Beek e Juan Mata po shfaqen gjithnjë e më shumë si alternativa në skemat e trajnerit norvegjez për të zënë vendin në mesin e fushës, ndërkohë që Bruno Fernandes duket i paprekshëm.

Nuk është më e mirë situata e Dybalës,. Pas sezonit 2019/2020 të luajtur në mënyrë të shkqëlqyer, ky sezon ka nisur me probleme fizike për të dhe pas rikuperimit  ai pa që Alvaro Morata i mori vendin në formacionin bazë. Kështi në Serie A, ai nuk ka mundur të shënojë në 6 ndeshjet që ka luajtur, ndërsa golin e vetëm në Ligën e Kampioneve e shënoi ndaj një rivali të dobët si Ferencvaros. Kontrata e Dybalës me Juventusin skadon në 2022 ashtu sikurse ajo e Pogbasë me Manchester United.

Sfidanti.al