IFFHS shpall Hansi Flick si trajnerin më të mirë për 2020

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll, IFFHS shpalli Hans-Dieter Flick si trajnerin më të mirë për vitin 2020, vit kur ai arriti të fitojë Tripletën me Bayernin e Mynihut, Bundesligën, Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Gjermanisë. Në këtë mënyrë, Flick bëhet trajneri i katërt gjerman që e fiton këtë cmim pas Otmar Hitzfeld në 1997 dhe 2001, Jupp Heynckes në 2013 dhe Jurgen Klopp në 2019

Hansi Flick në total grumbulloi 270 pikë për t’u pozicionuar përpara Klopp me 125 pikë, ndërkohë që në vendin e tretë  janë 6 trajnerë me nga 5 pikë secili; Diego Simeone, Carlo Ancelotti, Claudio Ranieri, Marcelo Bielsa, Julian Nagelsmann dhe Jesse Marsch.

Përsa i përket kategorisë së futbollit të femrave, fitues u shpall Jean Luc Vasseur i Olympique të Lyonit që la pas anglezen Emma Hayes të Chelsea dhe spanjollin Lluis Cortes të Barcelonës.

Sfidanti.al