Është vetë ylli i sotëm i Brazilit dhe i Paris SG që tregon fotografinë e shtrenjtë që është “shkrepur”, ndërsa ai ishte tepër i vogël dhe u takua me legjendën e futbollit botëror. Diego Armando Maradona ishte në kryeqytetin e Brazilit, Brazilia, për një ndeshje legjendash mes dy kombëtareve të Amerikës së Jugut. Vetë Nejmari thotë se në atë kohë ka qenë 12 apo 13 vjeç, dhe se u impresionua që takoi Maradonën. Jo vetëm kaq, por lojtari i vogël i akademisë së Santosit nuk gjeti vend në autobusin e ekipit brazilian, dhe u mirëprit nga Maradona në autobusin e Argjentinës. Vetë fotoja flet shumë, pasi Nejmari duket se është i emocionuar nga takimi me Diegon, ndërsa argjentinasi e përqafon me ngrohtësi të pastër. Braziliani ka pasur shumë idhuj dhe shembuj nga atdheu i tij për t’u ngjarë, mbi të gjithë Pele, por padyshim edhe Maradona ka qenë i tillë.
Sfidanti.al