Renditja UEFA, Juventus parakalon Realin, kryeson Bayern

Juventus parakalon Realin e Madridit në renditjen e UEFA falë fitores 3-0 ndaj Dinamos së Kievit në Ligën e Kampioneve dhe humbjes së Los Blancos ndaj Shakhtarit 2-0 në transfertën ukrainase. Tashmë bardhezinjtë e shohin veten në vendin e tretë duke e zbritur skuadrën merenges në vendin e katërt.

Nuk ka ndryshime në 2 vendet e para, Bayerni i Mynihut kryeson në këtë klasifikim i ndjekur në vendin e dytë nga Barcelona. Në dhjetëshen e skuadrave të para në renditjen e UEFA janë edhe Paris Saint Germain që tani është në vendin e shtatë duke zbritur në të tetin Manchester United të cilin e mundi edhe në ndeshjen e së mërkurës në Old Trafford. Përsa u përket skuadrave të tjera italiane Roma dhe Napoli janë në 20 vendet e para në renditjen UEFA pikërisht në vendin e 18 dhe të 20, ndërsa Interi është në vendin e 25.

Sfidanti.al