Carlos Queiroz nuk është më trajner i përfaqësueses kolumbiane. Shkak janë bërë rezultatet e dobëta në fillimin e fazës kualifikuese të Botërorit të Katarit të vitit 2022 ku spikasin humbjet e rënda ndaj Uruguajit dhe Ekuadorit. Lajmi u konfirmua nga vetë Federata Kolumbiane e Futbollit nëpërmjet një komunikate për shtyp.
‘Për FCF ishte një krenari të kishte në radhët e saj Carlos Queiroz për gati 2 vjet kur ai shfaqi të gjitha aftësitë në punë, njohuritë dhe eksperiencën e tij-theksohet në komunikatën e Federatës Kolumbiane të Futbollit-kontributi që na la, do të shërbejë për të vijuar zhvillimin e projekteve me të gjitha skuadrat kombëtare të vendit tonë. I urojmë më të mirën profeson Carlos Queiroz dhe stafit të tij për planet e ardhshme në karrierën e tij’.
Sfidanti.al