Formula 1, Team Haas zyrtarizon Schumi Jr si pilot për 2021

Mick Schumacher është zyrtarisht pilot i skuadrës Haas në Botërorin e Formula 1 duke nisur nga viti 2021. Piloti I ri gjerman, djali i legjendës së këtij sporti, Michael Schumacher dhe kryesuesi i kampionatit aktual të Formula 2 do të garojë përkrah Nikita Mazepin. Ardhja e Mick Schumacher në Formula 1 ishte vendosur prej kohësh dhe në këtë kalim të tij në Formula 1 ka ndikimin e tij edhe Ferrari që bashkëpunon me Haas, ndërkohë që Schumacher është pjesë e Akademisë së Pilotëve të skuderisë italiane.

Në këtë mënyrë, mbiemri Schumacher rishfaqet në ambientet e Formula 1, thuajse 10 vjet që nga hera e fundit që u dëgjua, në 2012. Megjithatë Mick Schumacher do ta bëjë debutimin e tij në Formula 1 pikërisht në garën e fundit të këtij viti në Abu Dabi ku do të marrë pjesë ne sesionin e parë të provave të lira. Po kështu ai do të jetë edhe në Young Driver Test që do të zhvillohet në 15 dhjetor, pikërisht në pistën e Yas Marinas

‘Patën besim te unë dhe më vendosën në kushtet për të shfaqur sa më mirë potencialin tim-tha Mick Schumacher duke falenderuar ndër të tjerët edhe Ferrarin e Akademinë e Pilotëve-Gjithnjë kam besuar se do të isha në gjendje që të bëja realitet ëndrrën time për të ardhur në Formula 1. Falenderoj të gjithë ata që e bënë të mundur këtë dhe mezi po pres të nis punën me skuadrën time të re’.

Sfidanti.al