Homazhi i ‘France Football’: Maradona do kishte fituar dy Topa të Artë

Më të rinjtë me shumë mundësi pyesin: përse Diego Armando Maradona nuk ka fituar asnjë Top të Artë? Shpjegimi është i thjeshtë; ‘France Football’ filloi të përfshijë kandidatura të futbollistëve jo evropianë vetëm në 1995 kur karriera e El Pibe De Oros ishte në rënie. Një vit më pas u dha një cmim për karrierën, kurse tani revista prestigjioze franceze ngre pyetjen se sa Topa të Artë do të kishte fituar Maradona nëse cmimi do të përfshinte të gjithë që nga momenti i krijimit të tij.

Dhe përgjigjja e ‘France Football’ është 2; atë të vitit 1986 kur ai fitoi Botërorin me Argjentinën. Në atë vit Topi i Artë në të vërtetë u fitua nga Belanov dhe atë të vitit 1990(u fitua nga Matthaeus) edhe pse në botërorin e Italisë, Argjentina humbi në finale nga Gjermania. Por 1990 ishte viti i fitores së titullit të Serie A me Napolin duka ia rrëmbyer Milanit

Duke vijuar me këtë arsyetim, France Football tha se Pele do të kishte fituar 7 Topa të Artë në fundin e viteve 50 dhe fillimin e viteve 60; në fund të fundit, braziliani kishte më pak konkurrencë në krahasim me kampionët që sfiduan Maradonën

Sfidanti.al