Shtatë të dëmtuar, dy të sëmurë, ç’po ndodh me Leverkusenin?!

Asnjë skuadër në Bundesligë nuk e ka këtë fat të keq, dhe kjo u duk në barazimin 0-0 ndaj Hertës. “E kemi të pamundur të bëjmë ndonjë ndryshim, – u shpreh trajneri i Leverkusenit, Peter Bosh, – ne nuk kemi mundësi të aktivizojmë lojtarë”. Ka të drejtë pasi në atë ndeshje Bajerit i munguan 9 futbollistë, 7 prej të cilëve të dëmtuar dhe 2 të sëmurë. “Nuk mbaj mend ndonjëherë një krizë më të rëndë, – theksoi drejtori sportiv, Rolfes, – dhe kjo jo për shkak të stresit, por të udhëtimeve ndërkombëtare”. Pra lojtarët erdhën të dëmtuar nga kombëtaret e tyre si Alario (Argjentina), Arangiz, Baumgartlinger, Amiri, Belarabi, Dragoviç. Edhe Shalke e Shtugarti nuk janë shumë më mirë se Leverkuseni, me nga 6 dëmtime, Këlni ka 5, ndërsa Bajerni është më lehtë me 3, dhe Verderi e Arminia Bilefeld me nga vetëm 1.

Sfidanti.al