Fanelë speciale për Maradonën, Napoli versioni Argjentinë ndaj Romës

Duhet të ishte një fanelë speciale që të kujtonte Diego maradonën, Argjentinën e tij të dashur dhe lidhjen e fortë me napoletanët. Një ide që ishte menduar një vit më parë, por sot me ndarjen nga jeta të El Pibe De Oro, ajo fanelë merr një domëthënie të vecantë, është një homazh më shumë për të madhin nr.10 që mahniti qytetin dhe të gjithë botën e futbollit.

‘Së bashku shpresonim që Diego të mund ta shihte, ndoshta dhe ta vishte e të emocionohej me ne. Prezantimi i fanelës së re ishte rënë dakord që të bëhej në javën e 9 të kampionatit-lexohet në një komunikatë të Napolit. Dhe në fakt, fanela Kombat e prodhuar nga kompania Kappa do të vishet nga futbollistët e Napolit në ndeshjen e San Paolos ndaj Romës

sfidanti.al