Shprehja nuk ishte ajo e zakonshmja e dinastisë Burbone të Francës, “mbreti vdiq, rroftë mbreti”, sepse në fron nuk do të jetë një tjetër monark. i vetmi i ulur aty ishte ai, Diego Armando Maradona, ndaj edhe e përditshmja ndoshta më prestigjioze e botës, “L’Ekip” i Parisit i bën këtë dedikim: “Mbreti vdiq” (Dieu est mort), me një foto të shkëlqyer të argjentinasit në kopertinë. Po kështu, “AS” e Madridit, me foton e Maradonës me fanelën e Argjentinës, me diellin pas shpine dhe shprehjen “Zoti vdiq” (D10S ha muerto)
“Il Korriere delo Sporti” nga Italia shkruajti “Diego jeton”, ndonëse dha vitet e jetës së tij 1960-2020. “Tutosporti” ishte me fjalën “ADIOS”, ku shkronjat i dhe O ishin zëvendësuar me numrin 10 të Maradonës. Të njëjtin variant përdorën gazetat katalanse, “El Mundo Deportivo” dhe “Sport”, “Maradona D10S” dhe “D10S është në qiell”. “La Gazeta delo Sport” perifrazoi titullin e këngës së shquar napolitane, “unë e pashë Maradonën” (Ho visto Maradona). E përditshmja “Kronika” e Buenos Airesit pati në kopertinë një figurë të Maradonës mbi trofeun e Kupës së Botës me të njëjtën fjalë, “A10S”. “Liberasion” e Francës pati një foto me shpinë ku dallohej numri 10, me fjalën me kapitale, “Qiellor”! Gazeta argjentinase “Ole” shkruan, “I pafundëm”, ndërsa gazeta e shquar “L’Ymanite” (L’Humanite), ish-organ i Partisë Komuniste Franceze, e përcolli me shprehjen në spanjisht “Lamtumirë shok” (Adios Companero)!
Sfidanti.al